Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar rastin e Nexhat Krasniqit, zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë futur në listë të zezë për korruspion.
Limaj për Rubikon të Klan Kosovës, ka thënë se për këtë çështje nuk ka folur pasiqë ka qenë i kënaqur çdo herë me punën e ekipit që kishte në ministri, ku përfshihej edhe z. Krasniqi.
“Unë për këtë temë nuk kam koment, Nexhati edhe krejt drejtoria e rrugëve, janë bashkërealizues i projekteve të mëdha për dy vjet e gjysmë kaq po them”, ka thënë Limaj.