Aksident tragjik ka ndodhur sot në Horgen të Zvicrës ku ka ndërruar jetë 83-vjeçari nga Kosova. Ai vdiq pas goditjes nga një veturë.
Rrethanat e sakta janë ende të paqarta. Aksidenti ka ndodhur në Horgen rreth mesditës të së martës, ku janë përfshirë një këmbësor dhe një makinë.
Gaztea zvicerane Le Canton27.ch ka mësuar nga policia se, këmbësori është goditur me kokë dhe është hedhur disa metra larg. Në vendngjarje, shërbimet e emergjencës kanë mundur vetëm të konstatojnë vdekjen e 83-vjeçarit nga Kosova.
Fotot tregojnë një tendë që ishte vendosur përballë transportuesit.
Policia kantonale bën me dije se drejtuesi i mjetit ishte një 51-vjeçar i cili po lëvizte në Einsiedlerstrasse drejt Horgenit. Përplasja ka ndodhur në Mühlebachstrasse teksa këmbësori po kalonte rrugën. Ecuria e saktë e aksidentit tani po hetohet nga policia kantonale dhe nga prokuroria publike. Për familjarët e viktimës kujdeseshin pastorë të urgjencës.
“Ai ishte një njeri i madh! Shumë i ëmbël”, thonë qytetaret për gazeten Blick, që e njihnin viktimën nga Kosova.