Serbia me notë proteste ndaj Shqipërisë për djegien e flamurit në Tiranë

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë i ka dërguar notë proteste Ambasadës së Shqipërisë në Beograd, në të cilën dënon djegjen e flamurit serb në Tiranë.

“Ne besojmë se ngjarje të tilla dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve, të cilat në vitet e fundit kanë arritur pikën më të lartë gjatë historisë së tyre të përbashkët shekullore”, thuhet në deklaratë.

Kjo ministri thekson se pret që institucionet kompetente të Shqipërisë të bëjnë çmos për ” identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve të atij akti të rëndë, të cilët duken qartë në videon e publikuar, si dhe të informojnë për këtë përmes kanaleve diplomatike brenda një kohe të arsyeshme t’i informojë institucionet e Serbisë”.

Në media ka qarkulluar një video ku shihen disa persona duka ia vënë flakën flamurit të Serbisë në shesin Skenderbej në ditën kur u përballën Shqipëria me Ishujt Faroe.