Mbrëmë është shfaqur një baner i pazakontë në stadiumin “Air Albania” në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe.
“Zoti është shqiptar”, shkruante në parullën e shpalosur nga një pjesë e tifozëve, një mesazh ky që zgjoi reagime të shumta nëse do të ishte i nevojshëm për t’u shfaqur apo jo.
E pjesë e reagimeve u bë edhe imami nga Kosova, Labinot Maliqi, i cili ka cituar ajete kuranore, për ata, që sipas tij, “shpifin ndaj Allahut”.
Më poshtë mund ta lexoni reagimin e hoxhës Maliqi në rrjetet sociale.