1 mijë euro gjobë ndaj sulmuesit të gazetarit Vullnet Krasniqi në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka marrë vendim që ta dënoj të akuzuarin A.K me një mijë euro gjobë, pasi i njëjti me dashje përdori forcën ndaj gazetarit të gazetës Nacionale Vullnet Krasniqi dhe kameramanit.

Një njoftim thuhet se i akuzuari obligohet që gjobën ta paguaj në afatin prej 15 ditëve, transmeton Klankosova.tv.

“Në shumë prej njëmijë (1000) euro gjobë, në të cilin dënim të akuzuarit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim në kohëzgjatje prej tetëmbëdhjetë (18) ditëve, nga data 11.08.2023 deri më datë 28.08.2023, ndërsa pjesën e mbetur të dënimit me gjobë në shumë prej gjashtëqind e katërdhjetë (640) euro, obligohet i akuzuari që ta paguaj brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) dite, nga data e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, thuhet në njoftim.

Rasti kishte ndodhur me datë 11.08.2023 në sheshin “Shadërvan”, në protestën e cila ishte organizuar kundër festivalti “Doku Fest”.