Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes të martën ka shqyrtuar Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024, nga fushëveprimi i Komisionit, raporton Ekonomia Online.
Pozitë e opozitë u pajtuan që të mbahet edhe një takim tjetër për të marrë kërkesat e tjera sa i përket buxhetit për ushtri.
“Duke pasur parasysh çështjen e buxhetit, është mirë me mbajt edhe një takim tjetër”, tha deputeti i VV-së, Enver Dugolli.
Ndërsa kryetari i këtij Komisioni, Bekë Berisha, dyshon se amendamenti i Projektligjit për Buxhetin për ushtrinë po mbahet fshehtë.
“Ka fjalë se po mbahen fshehtë takime si nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes, por edhe të VV-së dhe nuk po duan ta diskutojnë me neve si Komision”, u shpreh Berisha.