Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas vizitës që pati në Kosovë të hënën, këtë të martë do të qëndrojë në Serbi.
Ai do të pritet në Beograd nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe më pas edhe kryeministrja Ana Bërnabiq.
Takimi Stoltenberg-Vuçiq do të nisë në 09:30, derisa pastaj do të ketë një konferencë për media.
Një ditë më parë, kreu i Aleancës Veri-atlantike në Prishtinë është takuar me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.