Numri i veturave që janë regjistruar nga ilegale në RKS ka shkuar mbi 2 mijë.
Këtë për Express e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani.
“Sot veturat e regjistruara nga ilegale në RKS e kanë kaluar numrin 2 mijë”, tha Elshani.
Qeveria e Kosovës më 30 tetor vendosi për shtyrjen e afatit për riregjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe në ato RKS.
Sipas vendimit të Qeverisë, afati për riregjistrimin e veturave do të jetë deri më 1 dhjetor.
https://permbledhja.com/osmani-me-stoltenbergun-kosova-dhe-nato-jane-ne-njeren-ane-terroristet-ne-anen-tjeter/