Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë të përbashkët me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se nëse Serbia nuk ballafaqohet me asnjë masë do të jetë inkurajim që ta sulmojë Kosovën.
“Prandaj nëse Serbia nuk përballet me asnjë masë, do të jetë një inkurajim që të sulmojë Kosovën dhe ta destabilizojë sërish rajonin”, ka thënë Osmani.
“Pasi Serbia mbetet një kërcënim i vazhdueshëm për Kosovën dhe të gjithë rajonin tonë. Duke qenë forcë profesionale policia e Kosovës janë të gatshme për bashkëpunimin me KFOR-in”.
“Bashkëpunimi me aleatët tanë është vlerë që ne vazhdimisht e promovojmë, Kosova dhe NATO janë në njërën anë, terroristët në tjetrën anë. Anëtarësimi i Kosovës në NATO-s është garanci për të gjithë rajonin”.