Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë dhe kryeministrin Albin Kurti për mungesë transparence në dialogun me Serbinë. Tahiri shprehet se Kuvendi i Kosovës është injoruar dhe është në terr informativ, duke shkaktuar dëm të Kosovës.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë dhe kryeministrit, Albin Kurti, për mungesë të transparencës në dialog.
Tahiri ka thënë se Kuvendi i Kosovës është injoruar nga Kurti dhe është në terr informativ, kështu sipas tij, kjo e dëmton Kosovën, por, edhe vetë Kurtin.
“Kosova në dy vjet e gjysmë ka qenë peng i procesit të dialogut, vetëvendosja si subjekt kauzën e vet kryesore ore ka pasur jo negociata dhe në fakt për dy vjet e gjysmë ka qëndru vetëm në negociata. Fatkeqësisht Parlamenti është i injoruar, jemi në terr informativ. Dhe kjo e demon Kosovën dhe, e dëmton vetë zotin Kurtin”, ka thënë tahiri.
Gjithashtu, Tahiri, tha se me kërkesë të partive opozitare, të enjten do të diskutohet për Raportin e Komisionit Evropian (KE), duke theksuar se është e rëndësishme që Kuvendi i Kosovës të ketë mendim rreth gjetjeve nga ky Raport.