Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i ka bërë thirrje Kosovës që të bëjë përpjekje për zbatimin e marrëveshjeve që janë arritur me Serbinë.
Rohde ka deklaruar se është e rëndësishme “që të arrihet një momentum në bisedimet me Serbinë”.
“Kosova ka mbetur e përkushtuar në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, por duhet akoma përpjekje për zbatimin e marrëveshjeve të arritura”, ka thënë ai.
Ai po ashtu tha se është bërë progres i kufizuar në seanca, duke përmendur mungesën e bashkëpunimit mes partive politike për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
Kosova dhe Serbia janë pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për normalizim të raporteve, prej vitit 2011.
Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.