Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg do ta nisë sot një tur nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai sot vjen edhe në Kosovë, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani e më pas me kryeministrin Albin Kurti.
Takimi i Stoltenberg me Osmanin është paraparë të nisë në orën 15:30, sipas njoftimit të Presidencës.
Pas takimit, të dy do të mbajnë një konferencë për media.
Më pas, Stoltenberg do të shkojë në Qeveri, aty ku e pret Kurti. Ky takim është paraparë të nisë në 16:35.