Ndeshja ndaj Bjellorusisë do të jetë e fundit si trajner i Kosovës për Primozh Gliha, sipas gazetarit Arlind Sadiku.
Sadiku ka thënë se Federata e Futbollit të Kosovës ka nisur tashmë negociatat për emërimin e selektorit të ri të kombëtares A.
Të dielën në Klan Kosova, ai tha se drejtuesit e federatës kanë filluar negociatat me kandidatët e mundshëm dhe një nga emrat është Nenad Graçan, 61-vjeç, i cili aktualisht është trajner i Kombëtares së Kroacisë për femra.
Më parë, Graçan ka shërbyer si trajner i kombëtares kroate U-21 për gjashtë vite me radhë.
Gjatë udhëheqjes së tij nga 2013 deri më 2019, Graçan e ka kualifikuar Kroacinë U-21 një herë në Kampionatin Evropian.