Jonida Vokshi ndau të rejat më të fundit me Ermal Peçi në programin e tij ‘E diela jone’.
Jeta e saj tashmë prej BBVip Kosova është mes Prishtinës e Tiranës teksa gjeti kohë për publikun e Ermalit për të komentuar eksperiencën e saj dhe personazhet aty.
“Në rastin e Edonës kam patur frikë sesi do reagonin por duke e njohur Edonën e menduam që do të jetë një personazh shumë I mirë. Edona I ka bërë për vete të gjithë pasi është një personazh shumë I sinqertë, i thotë gjërat siç I mendon dhe ne kemi nevojë për njerëz të tillë. Edona është pa filtra ndaj e duan. Mua më vjen shumë mirë që kjo po ndodh, që njerëzit po përqafojnë diversitetin edhe për këta njerëz që ndihen ndryshe. Na ka dalë jashtë parashikimeve sa shumë duan Edonën”, tha Jonida.
https://permbledhja.com/ikona-e-kanabisit-snoop-dogg-thote-se-ka-hequr-dore-nga-pirja-e-marihuanes/