Si krahasohen pagat mesatare në të gjithë Evropën? Euronews Business ka hedhur një vështrim më të afërt në vendet që shpërblejnë më shumë punonjësit.
Rregulloret e BE-së për punonjësit janë përgjithësisht mjaft të forta me një theks në kushtet individuale të punës dhe të drejtat e punës, duke përfshirë të drejtën për informacion, ligjet antidiskriminuese dhe sigurinë e punës.
Megjithatë, kur bëhet fjalë për pagat në vendet anëtare të BE-së, ka ende ndryshime të konsiderueshme, në varësi të një sërë faktorësh, si ligjet, kërkesa, inflacioni dhe të tjera, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.
Por si krahasohen vendet në të gjithë Evropën, kur bëhet fjalë për pagat?
Sipas Statista, në vitin 2022, pagat mesatare vjetore varionin nga 73,642 euro në Islandë, deri në 24,067 euro në Greqi.
Vendet më pagat më të larta në vitin 2022 ishin Islanda (73,642 €), Luksemburgu (72,529 €), Zvicra (67,605 €), Belgjika (63,758 €) dhe Danimarka (59,405 €).
Ndërsa sa i përket pagave më të ulëta ishin Greqia (24,067 €), Sllovakia (24,337 €), Hungaria (26,376 €), Portugalia (29,540 €) dhe Republika Çeke (30,967 €).
Ndërkohë sipas Eurostat, kostoja mesatare e punës për orë në BE ishte 30.5 €.
Pagat mesatare vjetore për punëtorët beqarë pa fëmijë ishin 26,136€. Çiftet me dy fëmijë kanë një mesatare prej 55,573 € të hyrash nga paga në vit.
Çfarë po bën BE për të kapërcyer hendekun e pagave?
Në vitin 2020, Komisioni Evropian shpalli një strategji për të tentuar të kapërcejë këtë hendek deri në vitin 2025.
Kjo u pasua nga një iniciativë që Komisioni në qershor të vitit 2023, me një fond prej 6.1 milionë euro për të ndihmuar në zbatimin e të njëjtës strategji.
Kjo e bëri më të lehtë për punonjësit që të njohin “diskriminimin e pagave”.
Ai funksionoi gjithashtu si një udhëzues për punëdhënësit.
Sipas shkrimit në fjalë, zakonisht sektorët më të paguar në Evropë janë financat, sigurimet, energjia elektrike, minierat, teknologjia e informacionit, shitja me pakicë dhe arsimi.
Në anën tjetër të spektrit, sektorët me pagesë më të ulët priren të jenë mbështetja administrative, hoteleria dhe ndërtimi. /Telegrafi/