Zajednica e Kurtit po vjen, Haxhiu: E dërgojmë në Kushtetuese, nuk bëjmë gjakderdhje si VV’ja

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend.

Ai për lajmi.net ka dhënë një intervistë ku dhe ka treguar se përse partia e tij nuk del në rrugë për të protestuar pasi që janë edhe parti opozitare.

Haxhiu tha se preferojnë të ndjekin rrugë ligjore për të kundërshtuar veprimet e kësaj Qeverie.

Ndërsa sa i përket Zajednicës së Kurtit, ai tha se partia e tij nuk bëjnë “gjakderdhje” nëpër rrugë, po i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.