Vdes personi i dytë që aksidentua të premten në rrugën Kaçanik- Ferizaj

Të premten në rrugën Kaçanik- Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku mes tri veturave.

Atë ditë u konfirmua vdekja e një të riu, ndërsa dje ka vdekur edhe e aksidentuara e dytë.

“Magjistralja Fusha e Pajtimit-Kaçanik,17.11.2023-21:06. Më datën dhe kohën e lartcekur, viktima femër kosovare kishte pësuar  lëndime trupore në një aksident trafiku dhe  ka qenë duke marrë tretman mjekësor në QKUK-së. Më datë  18.11.2023 rreth orës 21:00 është konfirmuar se viktima e lartcekur ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet nw raport.

Faqja “Sje kaçanikli nëse” ka publikuar fotografinë e të ndjerës dhe ka njoftuar se varrimi i saj bëhet sot.