Kombëtarja shqiptare e futbollit është kualifikuar zyrtarisht për në Europianin e Gjermanisë 2024.
Lojtarët kuqezinj kanë marrë pikën e artë në barazimin me Moldavinë që u luajt në stadiumin “Zimbru” të kryeqytetit Kishinau.
Një nga reagimet më pikante ka qenë ai i Ballist Morinës. Ky i fundit ka qenë protagonist gjatë kualifikueseve të Euro 2016, teksa me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, Ballisti shpreh dhe dëshirën për kundërshtarët e grupit.
“Dua Serbinë në Euro 2024”, shkruan Ballist Morina i cili ngriti droning me flamurin “Autochthonous” në Beograd më 14 tetor 2014.