Foto: Ilustrim
Në katër lokacione në komunat veriore të Kosovës janë kryer bastisje nga Policia.
Lajmin e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për veri, Veton Elshani i cili tha se ky aksion ka të bëjë me doganat.
“Ne kemi asistu Doganën gjatë bastisjeve në veri të Mitrovicës. Se a ka të arrestuar nuk e di. Katër lokacione janë bastisur, çdo gjë ka shkuar në rregull. Kanë përfunduar bastisjet”, tha ai.