Në vijim të punës për hapjen e klasave të reja të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër, këtë javë, në kuadër të “Shkollës Shqipe” në Zvicër është hapur edhe një klasë e re në Pratteln të Kanton Baselland-it ( me 15 nxënës).
Për të gjithë të interesuarit në këto kantone, në Pratteln, mësimi në gjuhën shqipe zhvillohet çdo të mërkurë, nga ora 15:30 deri në orën 17:15, me mësuese Nuraj Iljasi.