Duke u bazuar në nenin 68 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, nr. 03/L-040, Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, nr.03/L-04, Drejtoria për Buxhet dhe Financa, lëshon këtë:
NJOFTIM PUBLIK
Njoftohen bizneset dhe grupet e interesit që veprojnë në komunën e Rahovecit, për organizimin e dëgjimit publik për përgatitjen e buxhetit për vitin 2023 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) të Komunës së Rahovecit për vitet 2024-2025.
Dëgjimi publik me bizneset dhe grupet e interesit, do të mbahet në Sallën e Kuvendit, më 16 gusht 2022, në ora 11:00.
Kornizën Afatmesme Buxhetore të përgatitur nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa, në Komunën e Rahovecit, mund ta gjeni në këtë vegëz: Kliko këtu
Një dokument të specifikuar të buxhetit mund ta gjeni në këtë vegëz: Kliko këtu
Kalendarin e dëgjimeve publike mund ta gjeni duke klikuar këtu.
Kërkesat, komentet dhe sugjerime mund t’i dërgoni edhe përmes këtyre emailave: [email protected] dhe [email protected]