Parashikimi i motit për të shtunën

Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku mund të ketë ndonjë reshje të izoluar bore nëpër ultësira, e sidomos në zonat malore.

Era do të fryjë nga veriu, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-70 km/h!

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 0 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 4 deri në 8°C.

Gjatë kohës me erëra të fuqishme, ndjeshmëria e temperaturës do të jetë kryesisht në vlera negative. /MeteoKosova/