Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se e ka emëruar Drilon Gashi si shef të misionit diplomatik të Kosovës në Varshavë të Polonisë.
Osmani tha se ky shënon një moment historik dhe të rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Jam e lumtur që kemi emëruar z. Drilon Gashi, një kosovaro-amerikan i suksesshëm, si shef të misionit tonë në Varshavë”.
“Ky shënon një moment historik të rëndësishëm në marrëdhëniet tona dhe pasqyron angazhimin tonë për të nxitur lidhje edhe më të forta midis Kosovës dhe Polonisë”, shkroi Osmani