Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “i ka thënë një po të butë dokumentit (të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe”, ka thënë nënkryetari i Lidhjes Demokratike ët Kosogvës, Lutfi Haziri, në një paraqitje në Debat Plus.
“Kurti e ka thënë një po të butë në këtë dokument me një por mbrapa, që ende po komunikon edhe me deputetë edhe me qytetarë, që u bo diçka po s’është ka ndodhë kurgja.
Me qenë të drejtpërdrejtë dhe sinqertë ky proces nuk i takon vetëm një partie dhe një njeriu as një qeverie, ka me qenë shumë më i rëndë edhe në finalizim edhe në implementim. Sepse ne sot mundemi me fol se si ka me u duk si organizim nesër në ushtrimin e detyrave”, tha Haziri.
https://permbledhja.com/memli-krasniqi-merr-rruge-per-ne-hage-neser-pritet-vizita-tek-ish-kreret/