​KMDLNj: Çdo zmbrapsje ndaj reciprocitetit dëmton Kosovën

KMDLNj konsideron se shtyrja për një muaj e reciprocitetit ndaj targave dhe letërnjoftimeve të lëshuara nga Serbia inkurajon strukturat paralele në veri që të testojnë vendosmërinë e institucioneve të Kosovës për zbatimin e ligjit dhe reciprocitetin.

Në një komunikatë për media thuhet se çdo zmbrapsje nga ky vendim vetëm sa e dëmton Kosovën duke krijuar kushte për rritje të kërkesave të Serbisë ndaj Kosovës.

https://permbledhja.com/mergimtari-nga-suedia-pretendon-se-dikush-ia-terhoqi-1-mije-euro-nga-xhirollogaria-njofton-policine/

“Serbët në veri të Kosovës, por edhe në vendet tjera në brendi të Kosovës me asgjë nuk janë të diskriminuar, andaj duhet të sillen si të gjithë qytetarët e Kosovës, me të drejtat dhe përgjegjësitë që iu takojnë. Kjo çka po ndodh në veri të Kosovës nuk paraqesin mosrespektim të dokumenteve kombëtare (Kushtetutës së Kosovës) dhe atyre ndërkombëtare, Deklarata Universale e Kombeve të Bashkuara e të Drejtave të Njeriut e as me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, nga ana e Kosovës, por shkelje flagrante e të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët e veriut përmes kufizimit të lirisë së lëvizjes nga barrikadat dhe rrugët e bllokuara sikur edhe përdorimi i dhunës fizike ndaj qytetarëve e, që, për qëllim të fundit e ka përzënien e një numri të vogël të shqiptarëve dhe jo serbëve që jetojnë atje, përmes spastrimit etnik dhe kolonizimit”, thekson KMDLNj.

Pas kërkesës së ambasadorit të SHBA-së, Jeff Hovenier, kryeministri i Kosovës Albin Kurti mori vendim ta shtyjë për 30 ditë zbatimin e reciprocitetit me Serbinë.

https://permbledhja.com/nje-dite-pas-tragjedise-pushuesit-e-braktisin-plazhin-ku-u-mbyt-7-vjecarja/