Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka shkruar në platformën X, të enjten për takimet që ka pasur ndaras me kryenegociatorin e Kosovës për dialogun, Besnik Bislimi dhe kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq.
Lajçak ka thënë se kanë folur për përparimin e një sërë çështjen në agjendën e dialogut.
”Sot prita kryenegociatorët, të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq, për një raund të takimeve të dialogut në Bruksel. Diskutimet tona ishin të dobishme për të bërë përparim në një sërë çështjesh në agjendën tonë”, ka shkruar Lajçak.
Dialogu po zhvillohet edhe në nivelin e lartë në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe për këtë po angazhohen liderë të shteteve si të Gjermanisë, Francës, Italisë, por edhe emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Marrëveshja e Brukselit dhe anekesi i Ohrit ka gjetur pajtim në aspektin deklarativ, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq po refuzon nënshkrimin.
Today, I hosted the Chief negotiators of Kosovo @BislimiBesnik and Serbia @PetkovicPetar for a round of Dialogue meetings in Brussels. Our discussions were helpful to make progress on a number of issues on our agenda. pic.twitter.com/4zpkH0wbrM
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) November 16, 2023