Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi do të qëndrojë për vizitë në Hagë, aty ku pritet të takohet me ish-krerët e UÇK-së.
Kështu ka mësuar 07 Press nga burimet pranë partisë më të madhe opozitare.
Bëhet e ditur se i pari i demokratëve kosovarë veçse ka arritur në qytetin holandez, atje ku ka flutuar nga kryeqendra evropiane, Brukseli, ku qëndroi për vizitë zyrtare e ku u veçua takimi me emisarin Lajçak.
Vizita tek ish-krerët pritet të shënohet nesër.
Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Krasniqi shkon në Hagë për arsyen identike.