Macron: Tensionet në Kosovë janë qetësuar pak, nuk shqetësohem për rifillim të konfliktit

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka zhvilluar një takim me presidentin e Konfederatës Zvicerane, Alain Berset.

Gjatë takimit që u mbajt me studentët e Universitetit të Lozanës, u diskutua edhe për Ballkanin Perëndimor e me theks të veçantë u fol për gjendjen e sigurisë në Kosovë.

Siç raporton ‘24heures‘, Macron u pyet për tensionet në vend, për çka tha se janë qetësuar.

“Janë qetësuar paksa tani”, tha ai, teksa u shpreh që shpreson se liderët e Kosovës dhe Serbisë të pranojnë planin e hartuar.

Megjithatë, presidenti francez frikësohet për konflikte ndëretnike që po zhvillohen nëpër pjesë të ndryshme të botës.

“Jam i shqetësuar, por nuk jam i shqetësuar për rifillimin e konfliktit në Kosovë”, deklaroi Macron.