Asistentja në Parlamentin Europian, Federica Woelk, që njihet për mbështetjen e kryeministrit Albin Kurti në rrjetet sociale, thotë se takimet e emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, me opozitën kosovare janë tendencioze nga ana e tij.
“Lajçak përpiqet të minojë kryeministrin Albin Kurti duke takuar opozitën për të biseduar për dialogun. Edhe pse i vetmi bashkëbisedues për dialogun është Qeveria. Sa herë që mendoj se BE-ja nuk mund të bëjë më keq me Kosovën, BE-ja bën edhe më keq”, ka shkruar ajo në X.
Dje në Bruksel, Lajçak është takuar me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi, me të cilin tha se ka folur për situatën në Kosovë dhe “rëndësinë e progresit në dialog për rrugën europiane të Kosovës”.
Në vizitën zyrtare në Bruksel, Krasniqi ka marrë pjesë në tryezën për Ballkanin Perëndimor, organizuar nga grupi politik liberal i Parlamentit Evropian, Renew Europe.