Dënohet me 30 ditë burgim personi që e kërcënoi me jetë deputeten Musliu-Shoshi

Zyrtarët shtetërorë, duke përfshirë edhe pozita të larta shpeshherë kanë qenë cak i kërcënimeve ose kanosjeve nga persona e grupe të ndryshme dhe për pasojë kanë kërkuar ndihmë e mbrojtje nga Policia.

Një rast i tillë i kanosjes i ka ndodh kohë më parë edhe deputetes Ariana Musliu-Shoshi.

Afrim Bajramin i cili kanosi me jetë deputeten e Kuvendit të Kosovës Ariana Musliu-Shoshi përmes rrjetit social Facebook është dënuar sot me 30 ditë burgim efektiv.

Ky vendim u mor nga gjyqtari i Departamentit të Përgjithshëm Sadik Sabitaj.

Në këto 30 ditë dënim me burgim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 28 korrik deri në 27 gusht të këtij viti, që lë të kuptohet se burgimi veçse është konsumuar thuajse në tërësi.

“…sa te vijë në pushim… edhe dy muj i ke jetë midis Prishtinës ka met masakrue me gjithë familje 100 përqin kam met pre për sh*** ç*** ata allah ta q*** që të ka martue shko bone ADN-në, e gjon babën q***që të ka pjell ta q*** tokën e nanës që të man ty se qifit yt ni million q*** i qet oj shpiune, shpiune serbo-ruse Allahu të kallt në familje tonë ku të dhem më së shumti mori pro***kralave si ti nuk je votue vorin e nonës ta q*** me pas pak ftyrë nuk ban kështu, 16 mijë i vrau sh*** e t ii përkrah hec cpër serbi… ”. ishin fjalët me të cilat iu kishte drejtuar Bajrami të dëmtuarës Musliu – Shoshi.