Tahiri, qeverisë: Me buxhetin për vitin 2024 keni goditur shtyllat vitale të ekonomisë

Kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar për seancën e sotme të kuvendit, ku do të diskutohet buxheti për vitin 2024.

Tahiri tha se me një lexim të kujdesshëm, shihet qartë se sipas tij, qeveria ka goditur shtyllat vitale të ekonomisë.

“E ka kthyer buxhetin në skema sociale, jo për të përmirësuar jetën e pensionistëve e as të punësuarëve në institucione shtetërore, por duke e çkepur paranë publike për qëllime elektorale”.

“Shpejt ju vije fundi edhe juve, ju shkuan 3 vjet e kryhet edhe viti 2024. Turp”, shkroi Tahiri, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se sot, qeveria do të sjellë në kuvend projektbuxhetin e vitit 2024, i cili pritet të jetë 3.3 miliardë euro.