Ministra e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 1 mijë e 30 raste të reja.
Gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Ndërkaq, janë shëruar 580 pacientë.
Derisa, numri i rasteve aktive është 9 mijë 914.
Javëve të fundit është rritur dukshëm numri i rasteve me Koronavirus, gjë që ka bërë që Instituti për Shëndetësi Publike, të kërkojë zbatimin e masave.
Për pasojë, është rritur edhe numri i pacientëve që po kërkojnë ndihmë në Klinikën Infektive.