Trupi gjykues në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Dhomat e Specializuara në Hagë, ka vendosur që Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit t’u vazhdohet paraburgimi.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme në Speciale është paraqitur Shefqet Kabashi, i cili më herët ishte paraqitur në Hagë, në proceset gjyqësore kundër Fatmir Limajt e Ramush Haradinajt.