Gjatë ditës së sotme Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) do të shënojë “Ditën e informimit për komunitetet”.
Në këtë organizim pritet të marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Po ashtu pjesëmarrës nga ana e qeverisë do të jetë edhe Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.
Sipas njoftimit, ky event do të orgnizohet në qytetin e Vushtrisë