Gjatë javës së kaluar është raportuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të zhvillojë një takim me Policinë e Kosovës. Por ky takim nuk dihet se kur do të mbahet.
Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, është shprehur se ende nuk ka një ditë të caktuar për takimin me kryeministrin Albin Kurti, takim ky i paralajmëruar për këtë javë.
Zeqiri shtoi se të gjithë policët janë të pakënaqur dhe se kërkesat e tyre janë të ligjshme e të kamotshme.
“Kryeministri sipas informatave që kam unë e ka caktuar për këtë javë, por nuk e ka caktuar ditën. Sa i përket kërkesave jo vetëm për njësinë elitare, kërkesat janë edhe për pjesën tjetër të Policisë më kushtet aktuale të gjithë pjesëtaret e Policisë të Kosovës janë të pakënaqur prandaj kërkesat tona janë për të gjithë pjesëtarët”.
“Po mendojë mbasi vetë kryeministri ka reflektuar në këtë rast për një takim shpresojë që do të këtë mirëkuptim në kërkesat tona, në rast së kërkesat nuk realizohen definitivisht edhe ne si Sindikatë jemi të detyruar të veprojmë bazë kërkesave të Policisë varësisht cilat do të dalin ato”, ka thënë Zeqiri.
Zeqiri, theksoi po ashtu që prej momentit që ka filluar implementimi i Ligjit të Pagave në muaji shkurt, shtesa janë ndalur të gjitha.