Për të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull lokalisht nëpër lugina dhe ultësira.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe mund të jetë mjaft e fortë në rajonin e Gjakovës, me shpejtësi prej 15-60 km/h!
Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 2 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 20°C. /MeteoKosova/