Në kuadër të Forumit Ekonomik të Vjenës, Kryeministri i Kosovës, Albon Kurti, takoi Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Gjatë takimit, rëndësi të veçantë iu kushtua raporteve të mira ndërshtetërore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, derisa u fol për përkushtimin e dy vendeve në synimin e përbashkët për integrim në Bashkimin Evropian, si dhe sfidat përgjatë këtij rrugëtimi, njoftoi Zyra e Kryeministrit.
“Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit si në planin bilateral ashtu edhe atë rajonal në fusha me interes të ndërsjellë, me qëllim avancimin e mëtejmë të fqinjësisë së mirë, dhe në shërbim të qytetarëve të të dyja vendeve. Në këtë kontekst u diskutua edhe për sektorin e energjisë, potencialin që dy vendet kanë edhe strategjitë tyre mbi këtë sektor”. – thuhet në njoftim.