Haziri paralajmëron zgjedhje: Kosova ka nevojë për legjitimitet të ri

Lidhja Demokratike e Kosovës më 19 nëntor do ta mbajë Konventën Zgjedhore ku do të zgjidhet Këshilli Drejtues dhe kryetari i partisë.

Lajmi.net ka zhvilluar intervistë me njërën nga figurat qendrore të LDK-së, Lutfi Hazirin, e aktualisht nënkryetar i saj.

Ai në e rivalizoi Lumir Abdixhikun në zgjedhjet e kaluara të partisë, por tashmë nuk e synon një pozitë të tillë.

Haziri ka thënë se nuk e ka synim të jetë kryetar partie, por do ta vazhdoj angazhimin politik duhet u marrë me problemet politike brenda LDK-së.

“S’ka ku, nuk synoj, e kam këtë angazhim politik, mbuloj më shumë probleme politike sesa strukturore”, tha ai.

I pyetur  nëse LDK-ja është e gatshme për zgjedhje, Haziri tha se janë të gatshëm gjithmonë dhe ashtu sic po shihet, vendi do të ketë nevojë zgjedhje të reja dhe legjitimim të udhëheqjes së saj.

“Ne jemi të gatshëm çdo ditë, për zgjedhje, por ajo që po e shohim Kosova ka me pas nevojë për legjitimitet të ri”, u shpreh nënkryetari i LDK-së.