Dje është arrestuar një person në Gjakovë, pasi dyshohet se e ka dhunuar një grua.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është dërguar për ekzaminim mjekësor.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“DHUNIM – Gjakovë 12.11.2023, 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe në konsultim me prokurorin do të dërgohet për ekzaminim mjekësor në mjekësi ligjore, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”