Presidenti i Serbisë dhe anëtar i SNS-së, Aleksandër Vuçiq, tha në Smederevë se Kosova është pjesë e Serbisë dhe se shteti do të kujdeset për popullin e vet, pavarësisht se ku jetojnë njerëzit e tij.
“Dhe më lejoni t’ju them, ata shpikën të gjitha llojet e gjërave dhe do të shpikin të gjitha llojet e gjërave – Kosova është pjesë e Serbisë, ka qenë dhe do të jetë, ndryshe nga koha e tyre, kur ata bënë gjithçka për t’ia dorëzuar atë”, tha Vuçiq duke iu drejtuar qytetarëve të mbledhur para sallës ku u mbajt tubimi në Smederevë.
Po ashtu, gjithçka që fyen të gjitha nënat dhe fëmijët tanë thotë më shumë për ta, shtoi Vuçiq.
“Ne do t’i mbrojmë nënat dhe fëmijët e tyre dhe bashkërisht do ta ndërtojmë të ardhmen e Serbisë, me paga dhe pensione më të larta, por Serbia do të ecë përpara nga viti në vit. Ne do të kujdesemi për njerëzit tanë kudo që jetojnë”, theksoi Vuçiq
Disa ditë më parë Vuçiq lajmëroi se Serbia do të shkojë në zgjedhje të parakohshme në 17 dhjetor. Ai u bëri thirrje serbëve të Kosovës që të veprojnë në mënyrë paqësore dhe kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar të mos ushtrojë presion mbi vendin e tij.