Kastriot Aliko bën 7 km rrugë çdo ditë në këmbë. Ai është në mësues në fshatin Vodicë të Ersekës.
Kastrioti e bënë këtë sakrificë jo për shumë nxënës por për një të vetëm. Fshati është shpopulluar dhe i vetmi fëmijë në shkollë është një 9-vjeçar.
Çdo ditë i thuhet të bëjë 3 orë në këmbë për të mbërritur në shkollë, pasi rruga drejt fshatit nuk ka shërbim transporti.
Mësuesi nuk e ka lënë asnjë ditë shkollën pa hapur edhe pse në koridoret e saj lëviz vetëm Thomai, i cili është në klasën e dytë. Familjarët e fëmijës thonë se ai ka pasur probleme me të folurën, pasi fjalët e para i ka thënë në moshën 6-vjeçare. Kastriot Aliko ka qënë prind i dytë për të voglin, i cili tashmë po përpiqet të mësoj si normalisht.
“Nxënësi im quhet Thoma është në klasën e dytë, është një nxënës shumë i mirë. Më jep shumë dashuri dhe i jap shumë dashuri. Unë përpiqem që ai të zhvillohet dhe të mësojë njësoj si fëmijët e tjerë në Korëë apo Tiranë. Profesioni nuk është i vështirë për mua, kam 35 viet eksperiencë. Gjithë vështirësia është rruga. Nga rruga automobilistike, derisa të vijë në fshat është 7 kilometra eci në këmbë, e bëjë 1 orë e gjysmë për të ardhur e po kaq për të kthyer, 3 orë rrugë ëdo ditë” – thotë mësuesi për Report TV.