Foto: Ilustrim
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Vushtrri, meqë i njëjti ka sulmuar një gazetare dhe kolegun e saj, të cilët ishin duke biseduar me imamin e xhamisë për një intervistë.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i dyshuari është liruar pas intervistimit.
“Sheshi Hasan Prishtina, Vushtrri 10.11.2023 – 12:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në xhami ka sulmuar gazetaren femër kosovare dhe kolegun e saj mashkull kosovar, të cilët ishin duke biseduar me imamin e xhamisë për një intervistë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.