Ambasadori amerikan Jeff Hovenier ka thënë se draft-statuti i prezantuar për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është në përputhje me Kushtetutën.
Ai tha se për këtë arsye, Kosova s’ka pse të hezitojë që të nisë themelimin e tij, duke shtuar se edhe kryeministri Albin Kurti ka shfaqur gatishmërinë e tij për këtë.
“S’ka arsye për Qeverinë e Kosovës që të mos shkojë përpara me këtë draft-statut. Kryeministri shfaqi gatishmërinë e tij për të pasur një pranim në tërësi.. dhe vetëm disa javë më parë. Ne po punojmë gjithashtu për ta parë atë si një element të një strategjie më të gjerë. Dhe kjo s’është vetëm për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, nuk mund të jetë. Është për të arritur një zbatim komplet e të plotë të të gjitha obligimeve të marra nga të dyja, Kosova dhe Serbia, nga marrëveshja bazike dhe aneksi i saj në Ohër. Kjo është ajo që duam të shohim”.
Hovenier tha se nëse lexohet gjuha e përdorur nga liderët europianë në komunikatën për Kosovën e Serbinë shihet se “është një urgjencë dhe një dëshirë që të zhvillohet shpejt”