Mbi 1 mijë automjete janë regjistruar në RKS, duke i larguar përfundimisht targat ilegale.
Veton Elshani, ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për rajonin e veriut, tha për Gazetën Express se ky numër i regjistrimeve u arritë për shtatë ditë pune, teksa shtoi se pritet që deri në fund të muajit të përfundojë procesi, duke u kthyer automjetet në targa legale.
“Mbi një mijë vetura janë regjistruar për shtatë ditë pune, presim që ditët në vijim të ketë më shumë regjistrime, konsiderojmë që deri në fund të muajit do të përfundojnë krejt”, tha Elshani..
Ai tha se nëse ka fluks të regjistrimeve, qytetarëve do t’u mundësohet të marrin targat RKS edhe të dieleve.
“Është duke u punu edhe të shtunave, por nëse ka fluks mund të bëhet regjistrimi edhe të dieleve”, tha tutje Elshani.
Sipas vendimit të Qeverisë, regjistrimi i veturave me targa RKS është deri me datën 01.12.2023, me lehtësira financiare.