Pak momente më parë, në fshatin Drenoc të Klinës, ka ndodhur një aksident trafiku i rëndë.
Pesë persona raportohet që janë lënduar.
Ketë e ka bëre të ditur për IndeskOnline, Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 13:30 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Drenoc në komunën e Klinës. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa pesë persona janë dërguar në Emergjencën e Pejës për trajtim mjekësor. Ende nuk dihet gjendja e të lënduarve. Policia është në vendngjarje”, ka thënë Gashi