Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ka komentuar draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, i hartuar nga komuniteti ndërkombëtar e i pranuar nga Kosova, dhe arsyetimin e kryeministrit Albin Kurtit, se ky Asociacioni do të jetë më i mirë se ai i pranuar nga qeveritë e mëparshme.
“Kjo nuk është e vërtetë pasi asnjë qeveri tjetër nuk ka hartuar një statut për Asociacionin”, ka shkruar fillimisht Selimi në platformën sociale X.
Në tentim për të arsyetuar pranimin e draft-statutit të Asociacionit, Kurti tha se i njëjti për t’u zbatuar fillimisht duhet të nënshkruhet, gjë që për Selimin nuk është një qasje e duhur, meqë draft-statuti i Asociacionit është dokument i brendshëm dhe çështje e brendshme e Kosovës.
“Mos e bëni Serbinë një palë të interesit në mënyrë ligjore për çështjet që lidhen me statutin e Asociacionit. Përqendrohuni në rregullimin e marrëdhënieve dypalëshe me aleatët tanë kryesorë perëndimorë”.
Selimi si krejtësisht të pasakta i ka cilësuar edhe deklaratat e Kurtit që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka qenë i lumtur të nënshkruajë marrëveshje me liderët e mëparshëm qeveritarë.
“Kjo gjithashtu nuk është e vërtetë, disa marrëveshje në mënyrë strikte janë iniciuar. Serbia gjithmonë ka refuzuar nënshkrimin e plotë pasi marrëveshjet po injoronin haptazi kushtetutën serbe, duke respektuar atë të Kosovës”.
Diplomati kosovar ka thënë ndër të tjera se Asociacioni nuk ishte shpikje e qeverive të mëparshme, por një mekanizëm i përmendur në raportin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara të vitit 2005 i përpiluar nga Kai Eide dhe në planin e Ahtisaarit të vitit 2007.
“Statuti i Asociacioni do të ndjekë këshillat e vjetra të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mungesën e degës ekzekutive, vlerësimin e garantuar të kushtetutës së Kosovës, etj”.
Kësisoj, Selimi vlerëson se Lëvizja Vetëvendosje – në atëbotë kundërshtuesi më i madh i këtij mekanizmi – ka humbur 10 vjet kohë, meqë tash si parti në pushtet ka pranuar një draft-statut, i cili nuk dallon asgjë nga ai që ishte në tryezë para një dekade.
“Vetëm gjeopolitika është më e ashpër tani dhe Kosova humbi mundësi, kohë, burime, gjak në rrugë. Duke u thënë kështu, jam pesimist se kjo marrëveshje do të realizohet”.
A🧵: There are some misunderstandings / untruths being spread when it comes to the ASMM:
1. Kurti says “he god a far better ASMM” than previous governments. This is not true as no other government ever drafted a statute for ASMM, only legal document that defines competencies.— Petrit Selimi (@Petrit) November 8, 2023