Gjakovari rrah nënën dhe motrën e tij me të meta mendore

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjakovë ku një person ka rrahur nënën dhe motrën e tij me të meta mendore.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.

DHUNË NË FAMILJE Gjakovë 07.11.2023 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e tij (me probleme mendore). Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.