Gazetari dhe opinionisti i çështjeve politike në vend, Berat Buzhala, ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, lidhur me marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Buzhala ka thënë se Kurti në të kaluarën e ka ‘trullu’ popullin me përralla dhe demagogji, teksa e ka quajtur mashtrues.
Sipas tij, Kurti ia ka humbur Kosovës 10 vite dhe kjo është arsyeja përse duhet ta nënshkruaj Asociacionin dhe të largohet nga pushteti.
“Keto rrena, ky rrenc, i ka pas shite ne menyre te suksesshme, sepse fatkeqesisht qiky osht populli qe e kena. Edhe mos me pas kane Thaci, por Kurti, prape e njejta marreveshje e vitit 2013 ish arrite ne vitin 2013. Kushdo qe ish kane ne pushtet s’kish pas çare pa e pranu Marreveshjen e Rambujese, Pakon e Ahtisaarit. Kush osht ai hajvan qe ka mendu qe ne Shtepi te Bardhe jane kane tuj prite prej Kosoves me ju kallxu qysh duhet me u doke paqja ne Ballkan. Cka ka bo Albin Mashtruesi osht qe na i ka hupe nja 10 vjet me sehire. Vec per kete send Kurti e meriton me e nenshkru Zajednicen edhe me e njeke prej pushtetit”, shkroi Buzhala.
Ai është shprehur më tej se Kurti duhet ta paguajë një çmim të lartë politik.
“Mos u habitni: Kushdo qe ish kane ne pushtet sot prape ish deshte me e pranu kete Zajednice. Kushdo qe do te vjen ne pushtet ka me vazhdu qaty ku e ka lane Albini. Mirepo si leksion per mashtruesit qe do te pretendojne me ardhe ne pushtet ne te ardhmen, Albin Kurti duhet me e pagu nje cmim te nalte politik”, shkroi më tej Buzhala.