Milani i Piolit ka shënuar fitore të madhe në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve në garën më të madhe për klube në kontinentin e vjetër, Ligën e Kampionëve.
Kuqezinjtë triumfuan minimalisht 2-1, për të shkuar kështu në kuotën e pesë pikëve, dy më pak sesa kryesuesi Dortmundi, përkatësisht kundërshtari i ardhshëm i italianëve, duel ky që luhet po në të njëjtën stadium, “La Scala-n” e futbollit në Apenine, San Siro, përcjell 07 Press.
Në anën tjetër, PSG, përkundër humbjes, gëzon gjashtë pikë dhe pozicionohet i dyti në grup, ku sfidën e ardhshme do ta ketë në Parkun e Princave përballë Laraskave nga “St.James Park”, Newcastle, që momentalisht mbyll renditjen tabelare me katër pikë.
Kujtojmë, sfidat e ditëndeshjes së katërt luhen pas dy javëve, kurse më poshtë mund ta shihni renditjen në grupin e vdekjes.