Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje të dendura shiu, të cilat lokalisht do të fillojnë që nga orët e para të 24-orëshit.
Reshjet e shiut kohë pas kohe do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike, veçanërisht në orët e mëngjesit. Në zonat e larta malore priten reshje bore.
Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme dhe lokalisht më intensive, mund të shkaktojnë edhe vërshime lokale.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 13-40 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të lëvizin prej 7 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 14°C. Vlerat më të larta pritet të regjistrohen në pjesën e parë të ditës apo deri në mesditë, më pas orëve të pasditës do të pësojnë ulje graduale. /MeteoKosova/